|
E themeluar në vitin 1976, me përvojë mbi 30 vjeqare, ndërmarrja jonë N.P.T ‘’PISHA’’Sh.p.k, në fillim si degë rajonale e shitjes dhe tregëtimit të LESNA-së- Sloven Gradec për rajonin e Dukagjinit dhe tani si përfaqsues Ekskluziv për Kosovë. Që nga viti 2004 jemi distributori i vetëm i ndërmarrjes “INLES-Ribnica” për prodhimet e dritareve, dyerve të hyerjes të drurit, PCV-së dhe aluminit.
“PISHA” është ndërmarrje e cila e bënë shitjen, servisimin dhe mirëmbajtjen e prodhimeve të drurit dhe PVC plastikës të dyerve, dritareve, parket, laminatit etj, të importuara ekskluzivisht nga Sllovenia dhe dhe disa shtete tjera të BE-së, për këtë mund t’ju garantojnë edhe vetë emrat e ndërmarrjeve me renome me të cilat neve bashkëpunojmë si: “LESNA- Prevalje”- Slloveni, ”LEITINGER”- Austri, “EUROHOME”- Gjermani, “HÖRMANN”- Gjermani, “VELUX”- Danimark, “TPS-Kroaci etj.
Për përkujdesjen tonë ndaj konsumatorëve tanë të nderuar është edhe stafi ynë me mbi 20 të punësuar, ku një numër i madhë i tyre janë me kualifikim përkatës për punën e tyre. Të gjitha mallërat e kanë të kalur A-testin si dhe kanë garancione disavjeqare.
Viteve të fundit neve kemi hapur edhe sallonin tanë të mobiljerisë, banjove dhe të kuzhinave ekskluzive- prodhim Slloven gjithashtu të markave të njohura si: Gorenje, Alples, Murales, Tom, Emok, Lesna Bovec etj.
Gjatë viteve neve jemi munduar gjithmonë të jemi si një partner i mirëfillët i konsumatorit, brengat e të cilëve gjithmonë jemi munduar që ti zgjedhim së bashku. Ne në një të ardhme të afërt planifikojmë që të jemi sa më afër konsumatorit tanë të nderuar në qendrat më të mëdha të Kosovës, për momentin përveq pikës kryesore që gjendet në Prizren në lagjen Arbana- rruga: Ganimete Tërbeshi nr. 4, kemi edhe pikat ekspozuese në Prizren-Jeta e re, Dragash- Sharr, Rahovec, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Prishtinë si dhe në një të ardhme të afërt do të jemi edhe në qendrat tjera Kosovare.
Synimi jonë kryesor ka qenë dhe mbetet ende që ne si ndërmarrje ta përfitojmë konsumatorin tanë të nderuar nëpërmjet cilësisë, çmimeve të arsyeshme dhe kryerjes së shërbimeve cilësore në kohë optimale.
|